Rusia ka instaluar lojën vetvrasëse “Balena Blu” në kompjuterat e liderëve


Hulumtimi – BALENA BLUE – RE E ZEZË MBI KOSOVËN

Rusia përmes lojës “Blue Whale” planifikon të qoj në vetvrasje figurat kryesore politike në Kosovë. Kukuneës zbulon planin sekret të intelegjencës ruse.

Të gjithë kemi dëgjuar për lojën Balena Blu e cila po luhet shumë nëpër botë e që si qëllim ka quarjen në vetvrasje të atyre që luajnë.

Tashmë kjo lojë që në gjuhën ruse quhet “Blue Whale” ka arritur të marrë jetën e shumë të rinjëve.

Por loja vdekjeprurëse tashmë ka arritur edhe në Kosovë. Dhe jo pa qëllim. Dhe jo për njerëzit e thjeshtë.

Loja e cila është krijuar në Rusi, shih foton nëse nuk beson, është instaluar në Kosovë nga argjenturat e shpiunazhit rus dhe është instaluar në kompjuterët e figurave kryesore politike në vend.

Loja planifikon që të qojë në vetvrasje të gjithë, filluar prej Hashim Thacit, te Kadri Veseli, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Albin Kurti, Ismet Hebibi, Aziz Salihu, Flora Brovina, e shumë e shumë të tjerë.

“Të gjithë kokat e ndritura të Kosovës do të bëjnë vetvrasje”, shkruhet në raportin e shpiunav rus drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin.

Më tutje në këtë raport të shpiunave rus thuhet se loja që ka 50 nivele në Kosovë është instaluar me veteëm 3 nivele për dy arsye.

“Cdo kokë e ndritur në Kosovë ckado që kalon më shumë se 3 e len krejt kështu që me ma shumë nivele rrezikojmë që ata të mos I shkojnë në fund sepse asgjëje si shkojnë në fund dhe kësisoj nuk do të bënin vetvrasje”, thuhet në këtë raport.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
5
PN
OH BRE OH BRE
12
OH BRE

Rusia ka instaluar lojën vetvrasëse “Balena Blu” në kompjuterat e liderëve

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in