Sami Lushtaku nga burgu në rivarrimin e Isa Boletinit


Kryetari i Skenderajt i cili edhe pse është i dënuar me 12 vite burg, nga një gjykatë e cila këtë vendim e ka gatuar në kuzhinat serbe, Sami Lushtaku, ka arritur që të marrë pjesë në ceremoninë  e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit.

Lushtaku që përkundër qëndrimit në burg, nuk e tradhton qytetin e tij duke e mbajtur postin e kryetarit, është parë krah për krah kryetarit të ish SHIK-ut (tash për hir të Kosovës kryen detyrën e kryeparlamentarit ) Kadri Veselit dhe ish komunistit (që tash për hir të Kosovës, kryen detyrën e kryeministrit) Isa Mustafa.

Shërbimi korrektues i Kosovës ka thënë se nuk ka informacione nëse Lushtaku gjendet në burg apo në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Por heronjtë duhet të jenë pranë heronjve”, tha në një deklaratë një gardian në burgun ku po qëndron Lushtaku.

Ndërkohë avokati i Lushtakut, Arianit Koci, ka thënë për Kukunews se ende nuk ka komunikuar me klientin e tij.

“Jam në ceremoninë e  rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit. Nuk mund të prononcohem tashti, ju lutem pak respekt”, tha Koci, për Kukunews.

Në anën tjetër ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit po mbahet me një festë madhështore.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
0
OH BRE

Sami Lushtaku nga burgu në rivarrimin e Isa Boletinit

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in