Sëmuren 3 autobusë, një diagnostifikohet me tuberkuloz


Histori të tjera të trishta vazhdojnë të ndodhin me autobusët e rinj të Prishtinës. Pasi njëri u prish qysh në ditën e parë, dhe tjetrit iu thye gjami në pjesën e dytë të ditës së parë, ka ndodhur edhe dicka e trishtueshme.

Si pasojë e reshjeve të borës, tre autobusë janë sëmurë pasi kanë përjetuar ngrirje të shkallës së dytë, ndërsa i katërti autobus është diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë të kollitjes, tuberkulozi.

Sipas njoftimit të Qendrës Klinike Autobusare të katër autobusët janë jashtë rrezikut për jetë, edhe pse ai i prekur nga tuberkulozi nuk do të mund të qarkullojë nëpër qytet deri në fillim të marsit.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
3
PN
OH BRE OH BRE
18
OH BRE

Sëmuren 3 autobusë, një diagnostifikohet me tuberkuloz

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in