Shpend Ahmeti: Devollët me ofruan sushi, por unë hëngra kifle


Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se gjatë qëndrimit të tij në jaht ka pirë një coca cola zero dhe ka hënger edhe kifle edhe pse atij i ishte ofruar shumë meny e pasur.

“Njëherë kur më thirri Ernesti drejtor i birrës Peja më tha hajde pije një birrë se i kom marr do me veti, po i thash që sjam për birrë. Tani ma boni gruja e Ernestit prit se kom mdoket edhe Birra Peja Zero po thash jo jo ma mirë po pi një Coca-Cola”, ka thënë Ahmeti.

Më pas ka vazhduar të tregoj sesi pas Coca-Colas atij i është ofruar nga Blerim Devolli të hajnë edhe sushi.

“Më tha Blerimi a po don sushi se kena porosit për shumë veta po i thash jo unë jam qytetar i thjesht, jam kryetar modest, marr kifle, edhe hongra kifle”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka treguar se kiflet që i ka ngrënë kanë qenë ato të para dy ditë që kanë tepruar nga shkollat.

“Para se mu nisë në Budvë i thash grusë, që mos me bo shpenzime po i marr për fëmijë edhe do kifle që kanë tepru”, ka thënë Ahmeti.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
5
PN
OH BRE OH BRE
19
OH BRE

Shpend Ahmeti: Devollët me ofruan sushi, por unë hëngra kifle

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in