Shpërbëhet grupi “Gratë e ministrave” në Viber


Ishin shoqe të pandashme dhe sapo janë kthyer nga një pushim me rastin e 1 Majit, por nga sot kujtimet e tyre ndërpriten, deri në formimin e Qeverisë së Re.

Janë këto dy gratë e ministrave të dy partive që deri tash ishin në koalicion, njëra gruaja e ministrit të LDK-së e tjetra gruaja e ministrit të PDK-së.

Në këtë mënyrë ato kishin formuar edhe një grup në Viber ku i kishin futur të gjitha gratë e ministrave ku flisnin për të gjitha gjërat që i shqetësojnë por edhe ndanin lajme të ndryshme për burrat e tyre.

Por diskutimet e sotme në Kuvendin e Kosovës ku ministrat e PDK-së dhe ministrat e LDK-së janë përplasur keq madje-madje edhe deputetët e këtyre dy partive edhe ky grup është shpërbërë.

Me të rënë Qeveria me votat e Qeverisë, një grua e ministrit nga radhët e PDK-së e ka lënë grupin duke u ndjekur edhe nga shoqet e saja, gra të ministrave të PDK-së.

Më pas grupi i grave të LDK-së e ka gjetur grupin si të panevojshëm dhe të mërzitshme dhe kësisoj është shpërndarë.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
10
PN
OH BRE OH BRE
25
OH BRE

Shpërbëhet grupi “Gratë e ministrave” në Viber

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in