Shqipëria nis një autobus plot art për Athinë


Ekspozitës me vepra të fondit të GKA-së në Athinë dhe Kasel i bashkohen dhe studentët e Akademisë se Arteve dhe artistë të rinj nga Tirana.

Ministria e Kultures bëri sot të ditur se po mundeson dy autobuzë që do të nisen nga Tirana për në Athinë me studentë te Akademisë se Arteve dhe artistëve të rinj për të ndjekur nga afër ekspozitën më të rëndësishme të artit bashkëkohor, Documenta 14, dhe veçanërisht pjesmarrjen në të të artistëve shqiptar nga fondi i GKA-së.

“Është me rëndësi,” u shpreh Ministrja Kumbaro, “që artistët e rinj të shohin baballarët e tyre artistik të ekspozohen sot në “Dokumenta” mes artistëve më me zë në artin bashkëkohor, baballarë që ndoshta janë mësuar t’i injorojnë ndërkohë që kanë sytë drejtuar nga Perëndimi dhe mëtojnë vlerat e artit ndërkombëtar, përfshi këtu dhe mjeshtrat e Novocentos, të cilët ua sollëm mu brënda GKA-së”.

Sipas komunikatës së sotshme të Ministrisë së Kulturës për veprat e ekspozuara në Documenta, kjo pjesmarrje e veprave të fondit në këtë ekspozitë “merr një vlerë të veçantë për shkak të rëndësisë themelore estetike dhe historike që mbart “Dokumenta” në tërësinë e artit ndërkombëtar.”

Reagimi i artistëve ka qenë i menjëhershëm dhe tregues i interesit të madh për të parë artin bashkëkohor kaq afër por dhe aq larg për artistët e rinj:

“Nuk më dalin llogaritë për këtë muaj se do kisha shkuar dhe unë ca ditë, se ekspo e rëndësishme është fundja,” u shpreh njëri prej artistëve në konfidencë. Të tjerë, u shprehen se tani mund të shohin vetë atë që deri tani e kishin ndjekur nga Instagrami i kuratorit Shkolloli, apo duke u bërë like fotovo të atyre që, duke qenë afër pushtetit, janë të pranishëm sa herë arti shqiptar udhëton e ekspozohet jashtë. Arti siç duket do të bëhet më në fund pashaportë edhe për artistët e rinj! “Eshtë më e pakta që mund të bejmë për ta!” theksoi Kumbaro.

E pyetur nëse një udhëtim i ngjashëm do të organizohet për Bienalen e Venedikut, Ministrja shtoi se megjithë shpenzimet akoma më të larta, vetë Kryeministri, Edi Rama, është i vendosur që artistët ta shohin të kurorëzohet jo vetëm si pasardhësi i etërve të prezantuar në Athinë, por edhe si një artist bashkëkohor e ndërkombëtar në vetvete.

Autobuzi për në Athinë niset të enjten nga Bulevardi Zogu I në orën 15:00. Kthimi nga Athina bëhet të dielën nga Ag.Konstantinou 56-60 Metaksurjio në orën 18:00.

Në lidhje me qëndrimin dhe fjetjen, studentët dhe artistët janë të lutur të bëjnë arranzhimet e duhura me familjarë apo miq të shumtë të diasporës në Athinë.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
2
PN
OH BRE OH BRE
7
OH BRE

Shqipëria nis një autobus plot art për Athinë

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in