Shqiptari që merr pasul në vend të drogës


Në kuadër të misionit #Pasuli, gazetari i Kukuneës ka zbuluar shumë detaje. Pasi treguam se Coca-Cola ka nisur të prodhojë pijen ekskluzive vetëm për shqiptar po ju sjellim lajmin e dytë: shqiptari që merr pasul në vend të drogës.

Është ky personi me inicialet H.H i njohur për redaksinë e Kukunews. Ai ka dhënë një intervistë për neve duke treguar sesi ka nisur të marrë pasul në vend të drogës.

“Fillimisht dua të them se droga po livrit shpesh në cmim, po kcen dmth. Mas pari ja kom nis me marr bari, tani dola në kokainë e tani në heroinë. Mas pari mu doket tepër mirë po tani e pash që droga nuk po jep efekt”, rrëfen fillimisht i riu 57 vjecar.

Ai rrëfehet sesi pasi kishte ëprdorur këto tri lloje të drogës një natë teksa kishte mbetur pa asgjë, i kishte rënë një ide në mend. Në fakt ishte nëna e tij që ia kishte dhënë këtë ide.

“Nana më tha pse djali jem po merr drogë kur unë cdo javë zi pasul. Njejt osht. Fillimisht nuk i besova por më pas e provova një nat kur mbeta në kriza. Dha efekt të menjëhershëm”, rrëfen i riu.

Më pas ai ka thënë se tashmë nuk e ka problem drogën e as paratë.

“Me 10 euro pe blej një thes pasul edhe krejt mujin po muj. Me drogë nuk ma qitke, me 10 euro as ni dozë se merrsha. Thnx pasul që ekziston”, ka thënë ai.

 

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
10
PN
OH BRE OH BRE
17
OH BRE

Shqiptari që merr pasul në vend të drogës

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in