SKANDAL: Endriti e merr lejen me të njofshëm pa e këqyr “këndin e vdekur”


Djali i presidentit e ka dhënë provimin e vozitjes. Ai tashmë ka patent shofer. Ende nuk dihet se përse nuk ia kanë dhënë deri më tash këtë patent shofer duke e ditur faktin se ai tashmë edhe ka femen dhe ka udhëtu vet nëpër Amerikë, po nejse.

Kjo nuk është me rëndësi. Endriti e ka marrë lejen me të njofshëm. Kështu ka zbuluar gazetari ynë i specializuar në fushën e dhënies së patent shoferit.

Hulumtimi ynë tregon sesi Endriti ka mësuar sesi të vozitë në një autoshkollë që e drejton djali i mixhes tezes së Lumes, nanes së tij, Zonjës së Parë, bashkëshortja e Shkelqësisë së Tij, presidentit Hashim Thaçi.

Hafir Lumniu është instruktori i cili i ka nimu me të madhe djalit të presidentit i cili përkundër faktit se e ka blloku rrethin të Spitali për nja dy orë pasi nuk e ka ditur se kush të drejtë.

“Gjithashtu ai tërë kohën ka tejkaluar pa e shikuar këndin e vdekur pasqyrën apo si ta them se nuk e di as unë po qeshtu më than, shkruje me burime”, ka thënë gazetari unë.

Është arsyetuar edhe Endriti. Ai ka thënë se nuk është mësuar ta shikoj këndin e vdekur sepse babai i tij, Shkëlqesia Jonë, e ka mësuar se këndi i vdekur nuk shikohet sepse me nis ashtu kurrë sen në jet nuk mrrin se veç tutesh.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
81
PN
OH BRE OH BRE
233
OH BRE

SKANDAL: Endriti e merr lejen me të njofshëm pa e këqyr “këndin e vdekur”

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in