Skandaloze: Albin Kurti blen BMW nga djemtë e kryeministrit


Ish-lideri i cili nga lart zbriti poshtë i cili tash diku ndodhet në mes ka hyrë zyrtarisht në garë me Shpend Ahmetin i cili muaj më parë u pa teksa pinte Cola Zero në jahtin e Devollëve.

Për këtë arsye, pikërisht për inati të Shpendit, Albin Kurti u qu ka ble BMW.

Edhe atë të tipit më të ri. Madje sipas informacioneve tona BMW e blerë nga Albini të cilën mund ta shihni në fotografinë poshtë dhe në fotografinë lartë, është e vitit 2018 dhe vetëm dy veta në botë e kanë, njëri në Kinë dhe Albin Kurti.

Besohet se Albini këtë veturë e ka blerë me fondet e parapara të shpenzohen për rrëzimin e Qeverisë por masi Qeveria po bjen vet, ai ka vendosur që t’ia blejë këtë dhuratë vetës.

Por nga kush e bleu, shtrohet pyetja dhe çohet përgjigja?

Pikërisht, besoni apo jo Albini këtë veturë e ka blerë nga kompania MAKKAR e djemve të kryeministrit Isa Mustafa që janë përfaqësuesit zyrtar të kompanisë BMW në Kosovë.

Qysh tek, Zoti Nalt – Amerika Poshtë e din.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
11
PN
OH BRE OH BRE
20
OH BRE

Skandaloze: Albin Kurti blen BMW nga djemtë e kryeministrit

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in