Thaçi – Nikoliqit: Edhe unë me Endritin jemi gati për luftë


Presidenti i vendit, Shkëlqesia e Tij, Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur homolog të tij serb, Hirësisë së Tij, Tomisllav Nikoliq, i cili tha se bashkë me djemtë e tij është gati të niset për të luftuar në Kosovë.

Presidenti i vendit, që para lufte dhe gjatë luftës deri para do vite ka qenë ushtarë dhe drejtor politik krenar i UCK-së, ka thënë se edhe ai me djalin e tij Endritin është gati të niset në luftë.

“Nëse Nikoliqi po thotë se është gati të luftojë me djemt e tij, unë i them se përkundër faktit që nuk kam djem në shumës por e kam vetëm një, por edhe me Endritin jemi gati  për luftë”, ka thënë Hashim Thaçi në njërën nga këto intervistat e shumta që ka dhënë këto ditë.

Sipas presidentit, Endriti qysh në djep është i përgatitur për luftë.

“Në Serbi kur të lind djalë nuk qesin pushkë, e te na po. Andaj djemtë tanë janë të përgatitur për luftë kurdo që thërret atdheu, jo vendlindja se ma keni tesh për qato pare”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë Endriti nuk është deklaruar ende rreth kësaj deklarate krye në vete të presidentit Thaçi.

Fjal t'hallkut

Komento


VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
0
PN
OH BRE OH BRE
1
OH BRE

Thaçi – Nikoliqit: Edhe unë me Endritin jemi gati për luftë

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in