Trump merr përgjegjësinë për murin në Veri: Mendova se është Meksika


Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar falje qytetarëve të Kosovës, për një gabim të lehtë të bërë të mërkurën në Mitrovicë, pasi administrata e tij, gabimisht ka filluar ndërtimin e një muri që ndan Mitrovicën Veriore me atë Jugore.

Duke folur për mediat serbe, Trump ka thënë se ka ndodhur një gabim nga këshilltari i tij për murin, pasi ai ka urdhëruar ndërtimin e murit në Meksikë, por që punëtorët e angazhuar për këtë, kanë qenë të një kompanie serbe dhe kjo e ka nisur murin në Mitrovicë.

“Unë e pash dokumentin për murin dhe aty emri fillonte me M dhe e nënshkrova. Mendova se është Meksikë, dreqi ta hajë. Kur tu e kqyr 21-shin e pash që po ndërtohet një muri në Mitrovicë, e thirra atë kompaninë tha qe ja kemi nisë”, ka thënë Trump për Fox Serbia.

Sipas presidentit amerikan, Kosova do  të pranojë kërkim faljen edhe zyrtarisht kur ai të zhvillojë një vizitë zyrtare në Veri dhe Jug të Kosovës.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
1
PN
OH BRE OH BRE
0
OH BRE

Trump merr përgjegjësinë për murin në Veri: Mendova se është Meksika

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in