U ndava nga burri pasi nuk mi bënte spirrat për sabah


Një grua rreth të 40-ve është lajmëruar në redaksinë tonë ku është hapur një zyre e quajtur “Lajme nga jeta”, dhe ka rrëfyer për ne një ngjarje tragjike që i ka ndodhur.

Gruaja e cila nuk ka dashur të flas me emër e mbiemër, ka treguar se është ndarë nga burri.

Arsyeja është shokuese.
“Jena marrë vesh që dimnit ai duhet me mi lon gati, cdo natë, spirrat për sabah se me kall shporetin po ai që nja 1 muj cdo natë thojke që është tu i spirru drutë, po nesër në mëngjes kur u qojsha nuk i gjejsha”, nisë rrëfimin gruaja.
Ajo tregon tutje.
“Tani unë ja nisa me dyshu se dicka nuk është në rregull. Ato nuk hahen që mi pas marrë fmija a naj kojshi”, rrëfen ajo.
Por si rrodhi deri tek ndarja?
“Durova durova, cdo natë nja 20 net tu e kall shporetin me dru të lagta e me do paketa e kartona tu u mundu tani ni dit po më kallon gruja e Hamdisë, ktij kojshis, tha e pash sot Ismetin në Pazar, shitke spirra, 5 euro. I thash çkaaaaaaaa? Ismeti tu shit spirra a?. E tu bona nervoz po su qela para Gjyles se inati me marr vesh që burri po mshet spirra a une tu qa dru ton diten”, rrëfen gruaja.
Më pas gruaja tregon ballafaqimin me burrin.
“Si erdh Ismeti në shpi ja qela qet llaf, menihere mas lajmeve se gjatë lajmeve bohet teper nervoz, mi thon a don qaj t’bertet, e ja nisi me ma mohu. Thojke jaaa sosht e vertet që pi shes spirrat. I thash more Gjyla e Hamdisë mkallxoj që tka pa ne Pazar me thase me spirra ka 5 euro pi shet”, rrëfen gruaja.
Më pas ndodhi ndarja. Ismeti nuk e pranonte faktin se ka shitur spirra, dhe gruaja e la.

Fjal t'hallkut

Komento


VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
5
PN
OH BRE OH BRE
7
OH BRE

U ndava nga burri pasi nuk mi bënte spirrat për sabah

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in