Veseli ia dhuron Haradinajt shënimet nga Turi i Dëgjimit, por ai s’di ti lexoj


Mbi 30 blloqe shënimesh të formatit të xhepit dhe mbi 370 fleta të formatit A4 të vendosura në faskilla të kuqe dhe të kaltëra, ia kishte dhuruar Kadri Veseli, Ramush Haradinajt në momentin kur e ka kandiduar për kryeministër të vendit nga koalicioni PDK-AAK-NISMA.

Në blloqet e xhepit Veseli kishte shkruar thënie të ndryshme, nisma konkrete në tre hapa për zhvillim ekonomik dhe fjalë të urta popullore nga takimet me qytetarë në kuadër të Turit të Dëgjimit.

Ndërsa në shënimet që i ka shkruar me kimik me pesë ngjyra (asi që u munojshim me i shtyp 5 fyshtat përniher) janë të ndara në dy faskilla:

në të kuqen – gjenden shënimet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekomomik, ndërsa

në fasikllen e kaltër gjenden shënimet për integrim të vendit në BE, NATO, UNESCO, Eurovision dhe Organizatën e Kombeve të Nëntokës.

Por Haradinaj nuk është në gjendje që t’I lexojë asnjërën nga këto shkronja të arta të fillimit të ri.

Ende nuk dihet nëse Haradinaj s’di të lexoj apo Veseli nuk di të shkruaj.

Për këtë, koalicioni KAQIKU I LUFTËS, ka angazhuar dy ekspertë të gjuhës dhe tre kaligrafë për të ardhur në përfundim nëse Haradinaj nuk di të lexojë apo Veseli shkruan pakuptueshëm.

Nga kampi i Baza e Fillimit të Ri, thonë se problemi mund të jetë tek paaftësia e Haradinajt për të lexuar shqip pasi për 4 muaj ka lexuar vetëm në gjuhën frënge pasi që janë të sigurt dhe kanë prova që Veseli e ka përfunduar sigurt shkollën fillore, gjë që nënkupton se ai është mësuar të shkruaj.

Ndërsa në kampin Ndërtimi i I Fillimit të Ri, kanë thënë se Veseli ndoshta nga ngutia duke tentuar që të shkruaj secilin mendim që ka dalë nga goja e qytetarit dhe eksperteve është treguar i pakujdesshëm në drejtshkrim. Megjithatë ata thanë se po presin vendimin e Grupit Punues.

E në kampin Shkatërrimi i Fillimit të Ri, kanë thënë se për besë sdi cka kari osht ka bohet.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
3
PN
OH BRE OH BRE
11
OH BRE

Veseli ia dhuron Haradinajt shënimet nga Turi i Dëgjimit, por ai s’di ti lexoj

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in