Komuna mohon se Xhamia po vetndërtohet: Allahu s’bon ndërtime pa leje


Menjëherë pas publikimit të lajmit nga Kukunews se Xhamia në Prishtinë, ka reaguar partia e cila drejton Komunën e Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje, saktësisht Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se është pavërtetë që Xhamia ka filluar të vetndërtohet duke i quajtur gazetarët e Kukuneës-it si rrenca. Por ne e dimë që sjanë rrenca, ndryshe sju japim rrogë oooo Shpend.

Nejse, Shpend Ahmeti tha se është e pavertetë që Xhamia e Madhe është duke u vetndërtuar me fuqinë e Allahut.

“Nuk është e vërtetë që Xhamia po vetndërtohet pse po rreni, mos rreni. Allahu s’bon ndërtime pa leje”, ka thënë Ahmeti.

Fjala e tij nvesh të Allahut ama gazetarët tanë po thonë se disa  gjëra të jashtëzakonshme që po ndodhnin afër Postës së Madhe.

“Dëgjohej zhurmë dhe shihej se dheu kërcente përpjetë por nuk shiheshin punëtorët. Andaj ne shkuam dhe e pamë se xhamia tashmë kishte filluar të vetndërtohej. U çuditëm për besë”, ka thënë një gazetar i Kukunews, që nuk po dëshiron të dalë me emër.

Kolegu i tij gjithashtu spo don me dalë me emër tha, se xhamia është duke u vetndërtuar me shpejtësi marramendëse dhe nëser ajo mund të jetë e përfunduar.

“Fuqia e Allahut…”, tha gazetari.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
10
PN
OH BRE OH BRE
23
OH BRE

Komuna mohon se Xhamia po vetndërtohet: Allahu s’bon ndërtime pa leje

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in