Xheri i idhnohet Flaka Surroit: E kom dit që diçka po zihet mes teje dhe Labit


Një nga figurat më të lartësuara të skenës mediale në kuzhinë, Xheraldina Vula e cila njihet edhe si shoqe e ngushtë e Labinot Gashit, i ka shkruar një letër një tjetër figure të njohur mediale, Flaka Surroit në lidhje me prezantuesin e njohur.

Pasi Labi la 21-in përmes një mesazhi telefonik ka ateruar në televizionin më alternativ në vend, KTV, drejtoreshë e së cilës është Flaka Surroi.

Xheri i ka shkruar Flaka Surroit duke i thënë se është e padrejtë që me para ka arritur ta josh Labin e vockël duke e ndarë atë nga dashuria e parë dhe e vetme.

“E kam ditur që diçka po zihet mes teje dhe Labit ama për që ma merr krejt se kisha besu. Ishalla ju shkon mirë veç dije tu kam idhnu”, thuhet në letrën e Xherit dërguar Flakës përmes një kumtese mediale.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
13
PN
OH BRE OH BRE
36
OH BRE

Xheri i idhnohet Flaka Surroit: E kom dit që diçka po zihet mes teje dhe Labit

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in