Xuxi: Ramush Haradinaj duhet ta fitoj The Voice of Albania


Këngëtari i mirënjohur i skenës rok-tallava Xuxi i cili është trajner në The Voice of Albania, ka bërë  një deklarim serioz në lidhje me atë se kush duhet ta fitoj këtë edicion.

Xuxi pasi ka analizuar të gjithë zërat që i ka në skuadrën e tij, ka ardhur në përfundim se zëri më i mirë shqiptar këtë edicion është ai i Ramush Haradinajt.

Xuxi ka mohuar që qëndrimi i tij të ketë lidhje me faktin se ai ka deruar në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilën e drejton vet Haradinaj.

“Nuk është e vërtetë që po them se Ramushi e ka zërin më të mirë vetëm pse kam dalë në AAK. Gjithmonë më ka fascinuar zëri i Rambos, është si një tenor i vërtet”, ka thënë Xuxi.

Por trajneri tjetër Alban Skenderaj ka thënë se ky mendim i Xuxit është i nxitur politikisht dhe nuk do ta pranojë.

“Nëse e bëjmë kështu atëherë zëri më i mirë është ai i Edi Ramës”, ka thënë Skenderaj.

E kapakun këtij diskutimi ia ka vënë Rona Nishliu.

“Më lërëni të qaaaaaaaj, qaaaaaaaj, qaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaj”, ka thënë Rona duke qeshur.

Fjal t'hallkut

Komento

VOTONI VOTONI VOTONI...
PN PN
2
PN
OH BRE OH BRE
3
OH BRE

Xuxi: Ramush Haradinaj duhet ta fitoj The Voice of Albania

log in

Become a part of our community!

reset password

Back to
log in