13 familjar të Qeverisë mbesin pa u rahatuar nëpër borde


Përkundër punës së madhe që ka bërë Kuvendi i Kosovës këto ditë, duke miratuar përbërjen e të gjitha bordeve nëpër kompani publike, megjithatë disa punë shkaku i trazirave në Kuvend kanë mbetur pa përfunduar.

Kështu është shprehur kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci sipas të cilit si pasojë e bllokimit të punës nga opozita, 13 familjar të koalicionit qeverisës kanë mbetur jashtë bordeve edhe pse ata ishin paraparë që të emëroheshin sot.

“Eshtë e turpshme për opozitën që e kanë sjellë në këtë pozitë vendin. Kanë lënë pa punë 13 persona të aftë, meqënse kanë qenë familjar të Qeverisë, pa i futur në Borde. Si pasojë e bllokadës tashmë ata kanë mbetur pa punë e kësisoj ka ngecur edhe vendi”, ka thënë Grabovci.

Madje sipas tij është e turpshme sesi në mesin e këtyre 13 personave gjenden edhe dy personalitete të rëndësishme.

“Dy nga këta 13 veta janë dajallar të mijë që kanë dhënë shumë për vendin. Tyrp o kjo siç do të thoshte Kadri Veseli por kjo astenihere nuk do të na zbraps nga qëllimi ynë që të rahatojmë të gjithë familjarët tanë”, ka thënë Grabovci.

Për opozitën ky është një sukses, pasi së paku 13 persona tradhtar të kombit duhet të presin vitin e ardhshëm që të nisin punën anti Republikë.


13 familjar të Qeverisë mbesin pa u rahatuar nëpër borde

log in

reset password

Back to
log in