17 qytetarë paraqiten vullnetarisht për rrahje sonte në Beer Fest


Duket se meçet brenda festivaleve të birrës në Kosovë po vijnë në një rend ku ka një itinerar të caktuar të pjesmarrësve dhe kohës kur ndodhin ato, duke shmangur kështu meçet shoqërore në mënyrë befasuese që më vonë po dalin si kinse rrahje. 

Fama e madhe e krijuar për këto meçe, ka bërë që vet adhuruesit e këtij sporti tradional tek kosovarët, të krijojnë rend, duke u lajmëruar paraprakisht për meçet që do ti zhvillojnë. 

Për natën e dytë të Beer Fest janë lajmëruar 17 qytetar të cilët kanë shprehur gatishmërinë për tu rrahur me dikë ose nga dikush. Organziatorët bëjnë të ditur se meçet e rrahjeve do të ndodhin mes orës 23:00 dhe 23:40 dhe do të përfundojnë me arrestime.

“Ofrojmë asistencë mjeksore gjithashtu”, thuhet në lajmërim. Të interesuarit e tjerë mund të lajmërohen deri në orën 20:00. Ata që rrahen pa lajmëruar paraprakisht do të dënohen me burg. 


17 qytetarë paraqiten vullnetarisht për rrahje sonte në Beer Fest

log in

reset password

Back to
log in