fbpx

OBSH: Një version i ri i virusit shfaqet në tubimet e Sami Lushtakut – nuk kryn punë as vaksina


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar përmes një njoftimi se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zbuluar atë që më së shumti i frikësoheshim: një versioni të ri të virusit COVID 19. 

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ky version i ri i virusit nuk gjendet askund në botë dhe është specifik për shkak se bartet tejet lehtë, por çka është më e keqja, nuk shërohet as nga vaksina. 

“Harrojeni versionin e mutacionit të virusit në Britani. Ky që ka lindur tash nga tubimet e Sami Lushtakut, është tmerrues. Ai përhapet aq shpejt sa nuk mund të kontrollohet. Ju mund ta kapni këtë virus 100% nëse veç ju ka shku në mendje të merrni pjesë në tubimet e Sami Lushtakut, ndërsa humbni shpresat për t’u shëruar nëse shkoni në tubime, por mund të vdisni direkt, nëse i besoni premtimeve të Lushtakut”, thuhet në komunikatën e OBSH-së.

OBSH ka pasur edhe nje lutje per kosovaret:

Të nderuar qytetarë,

Duke pasur parasysh vlerësimin e situatës aktuale epidemiologjike me COVID -19, këtë muaj është raportuar numër më i madh të rasteve pozitive dhe vdekjeve.  Mjekët të stërngakuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinzar e shkatrrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.

Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosë si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave. Andaj nenshkruaje peticionin e nisur nga Kukunews që të ndalet Samia me tubime. 

Nenshkruaje peticionin ketu: https://www.change.org/SamiBabaNaliTubimet


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg

0 Comments

Your email address will not be published.