fbpx

Votojnë edhe komandantat në Hagë, për orarin e ri të shëtitjeve


Krahas mijëra qytetarëve që po votojnë sot në Kosovë, kanë votuar edhe komandantat e Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës, të cilët padrejtësisht (hehehehhe) po mbahen në paraburgim në Hagë, të akuzuar nga Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, kanë kryer obligimin e tyre të burgut, në Zgjedhjet për Orarin  e Ri të Shëtitjes. Këto Zgjedhje të Parakoshme, po mbahen pas një jave fushate në burgjet e Hagës. 

Janë dy orare të cilat janë propozuar nga Shërbimi Korrektues i Gjykatës Speciale. Ai i vjetri që ka qenë prej orës 11:00 deri në orën 13:00 dhe i riu nga ora 13:00 deri në orën 15:00. 

Exit Polli për rezultatin e zgjedhjeve në Hage do të publikohet në orën 18:59 në Kukunews.


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg