3 ministra nuk dalin në punë – tug e bark prej karkalecave në darkë


Qeveria e Kosovës sot ka punuar me kapacitet jo të plotë pasi kanë munguar tri koka të mencura të kombit, dmth 3 ministra. Sipas informacioneve që ka siguruar Kukunews, del se sot nuk kanë dalur në punë 3 ministra, pasi ata kanë pasur tug dhe barkqitje.

Sipas informacioneve tepër të sigurta bëhet fjalë për ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Të tre këta ministra kanë lajmëruar qysh mbrëmë kryeminsitrin Ramush Haradinaj që nuk janë ka ndihen bashë mirë, por kryeministri i ka thënë se nuk i intereson, kanë punë të shtetit, andaj duhet të dalin në punë”, rrëfen ky burim i joni atje.

Më pas ky burim ka treguar se këta tre kanë dalë në punë qysh në orën 7 të mëngjesit por tek në orën 8 pasi kanë pirë kafe, kanë nisur të kenë probleme të mëdha.

“Fillimisht ishte minsitrja Albena e cila nisi të vjellë. Fillimisht u besua se ajo ka probleme me ciklin ose ka ngelur shtatëzënë, por më pas i erdhi në zyre kolegu Pal Lekaj. Ai erdh duke e mbajtur barkun me dorë, edhe tha që osht ka çkulavet qe sa”, tregon ky burim.

Më pas Albena ishte çliruar duke thënë se “shyqyr që nuk është shtatzënë” dhe situata ishte bërë edhe më serioze kur aty kishte ardhur Abelardi.

“Që tri orë jam në ËC tu u çkulav, mdoket prej qatyne karkalecave se jena myt tu honger. Edhe ma boni Kadria valla, mo Abelard se diqysh sjane per neve karkalecat se jena msu me honger pula”, tregon Abelradi.

“Po de edhe mu ma bojke Ramushi, ooo Pal kujdes me qata karkaleca se sjanë për neve, por Ramushi se di qa ka bo”, ka thënë Pali.

Laft e hallkut


VOTONI VOTONI VOTONI...
I qim nane I qim nane
0
I qim nane
Oh Bre Oh Bre
1
Oh Bre

3 ministra nuk dalin në punë – tug e bark prej karkalecave në darkë

log in

reset password

Back to
log in