40 shqiptar shkojnë në Rusi, kafiqat ja nisin me qit “pa plum”


Një ngjarje e jashtëzakonshme ka nisur të ndodhë nëpër të gjithë kafiqat e Moskës, pasi shumica e tyre janë detyruar ta vendosin në menynë e tyre një lloj të kafeve që e pijnë vetëm shqiptarët.

Bëhet fjalë për kafen tradicionale iliro-dardane “makiato pa plum” e cila është krijuar nga ilirët e është përpunuar nga dardanët e lashtë. Fakti që afërsisht 40 shqiptar kanë shkuar në Moskë për të ndjekur Kampionatin Botëror në Futboll.

Dhe gjithashtu fakti që këta shqiptar janë të apasionuar pas makiatos pa plum ka bërë që kafiqat të nisin përgaditjen e kësaj kafeje. Ky është edhe një sukses i jashtëzakonshëm i shqiptarëve në Moskë, të cilët tashmë bashkë me tifozët maqedonas dhe bullgar kanë bërë presion tek pronarët e kafiqave.

Një nga këta pronar, Vladimir Pustin ka thënë për Kukuneës  se ka qenë e pamundur që të mos e përgadisin këtë kafe sepse kanë qenë duke falimentuar.

“Të gjithë këta tifozë kanë kërkuar që disa ditë vetëm pa plum pa plum dhe shqiptarët po janë të vetmit tifoz që mund ti pijnë nga 10 papluma dhe andaj vendosëm që ti nderojmë dhe ti respektojmë”, ka thënë ky pronar kafiqi.

Një tjetër pronar ka thënë se edhe pse hiq nuk i don shqiptarët, fakti se pa plumi është një kafe e jashtëzakonshme ai do ta mbajë këtë kafe në meny edhe pas përfundimit të kampionatit.

“Vec duhet me dit, Respekt gjithkujt, veresi askujt”, ka thënë ky pronar.


40 shqiptar shkojnë në Rusi, kafiqat ja nisin me qit “pa plum”

log in

reset password

Back to
log in