Thaçi takon Fadil Berishën për një fotosesion


Në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të zhvillojë edhe një takim të rëndësishëm për vendin.

Ai do të takohet me fotografin Fadil Berisha i cili jeton dhe vepron në Amerikë përkatësisht në Neë York, ku edhe do të zhvillojë një fotosesion  me temën “Presidenti evropian”.

Vet Thaci ka thënë të ketë pritur gjatë këtë takim me këtë figurë të rëndësishme sikurse Fadil Berisha.

“Te Fadil Berisha janë fotografuar të gjithë, vetëm unë kam mbetur. Andaj më vjen mirë që Kosova më në fund e ka presidentin e tij që fotografohet tek Fadil Berisha”, ka shkruar Thaçi në Tviter.

Ndërsa Fadil Berisha ka thënë se ka nderë që të zhvillojë një fotosesion me një figurë sikurse presidenti.

“Ai është një George Clooney andaj meqenëse të vërtetin nuk kam mundur ta fotografoj, por kopjen e tij po, hehehehe”, ka thënë Berisha me buzagaz.

Fotosesioni pritet të zgjasë më shumë se 6 orë ndërsa publikimi i fotografive pritet të bëhet me 17 shkurt për nderë të Pavarësisë së Kosovës.


Thaçi takon Fadil Berishën për një fotosesion

log in

reset password

Back to
log in