Endriti lajmërohet nga skijimi: Babi më thojke merri pantollat se s’asht reni i ushtrisë niher


Djali i Komandantit Suprem të Ushtrisë së Kosovës, Shkëlqësia e Tij, Zoti Endrit Thaçi, i cili sipas nënës së tij, Zonjës së Parë, Lumnije Thaçi, u raportua se ia ka marrë Hashimit, pantollat e ushtrisë me veti në skijim, është lajmëruar me një deklaratë.

Lumja: Pantollat e ushtrisë i ka marrë Endriti në skijim

Ai fillimisht ka kërkuar falje dhe më pas ka arsyetuar vendimin e tij.

“Kur ishim për herë të fundit para nja 1 jave me babin në ecje malore, i kallxova që du me shku në skijim edhe a bon me ti marr pantollat e ushtrisë”, ka thënë Endriti për mediat zviceriane.

Më pas ka treguar një detaj interesant, duke cituar vet Komandantin Suprem, Hashim Thaçi.

Thaçi s’po mundet ti gjejë pantollat e ushtrisë – kërkon të shtyhet ceremonia

“Babi vet më tha para një jave që merri shlir pantollat e ushtrisë se s’asht reni i ushtrisë njëherë, edhe e veta dy her mu siguru, qashtu më tha”, ka thënë Endriti.

“Tash pse në Kosovë bohen senet qeshtu, shpejt e shpejt, nuk ka faj Endriti”, ka përfunduar ai.


Endriti lajmërohet nga skijimi: Babi më thojke merri pantollat se s’asht reni i ushtrisë niher

log in

reset password

Back to
log in