fbpx

Adem Jashari nga xheneti: Leni postimet, qu punoni najsen


Zyra për marëdhënie me tokë në Xhenet ka dalë me një komunikate për media, në të cilën, Adem e Hamzë Jashari, kanë lëshuar një deklaratë për media, përmes së cilës reagojnë ndaj postimeve të shumta, në rrjetet sociale, në nderim të tyre. 

Sipas kësaj komunikate Jasharajt, bëjnë të ditur popullatës shqiptare në tokë, që postimet e tyre në Facebook, nuk i bëjnë përshtypje dhe se ato postime dhe se nga shqiptarët kërkojnë tjetër gjë. 

“Ne nuk kemi rënë dëshmorë që ju të qitni postime për neve çdo 5,6 e 7 mars. Ne kemi luftuar dhe rënë dëshmorë që Kosova të përparojë. Sa qitni postime për neve, qu grahni punës, punoni najsen”, thuhet në komunikatë. 

Më tej shkruhet në komunikatë se nëse vazhdohet edhe viteve të tjera që të postohet me fjalinë “bac u kry” ata do të reagojnë. 

“ Leni postimet, qu punoni najsen – qe 12 vjet po na rreni “bac u kry” e punët krejt llug”, thuhet në fund të komunikatës. 


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg