Adem Salihaj braktisë LDK-në, hap Partinë Kalashiane të Kosovës


Deputeti i Lidhjes  Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, që së fundmi doli me zbulimin e vitit, përkatësisht egzistencën e fisit iliro-pellazg-dardano-shqiptar, Kalash në Pakistan dhe Afganistan, ka vendosur që të jap dorëheqje nga kjo parti.

“Nuk është se kemi ndarje të forta në LDK-në por thjesht pasi e kam bërë këtë zbulim, populli kalashian më ka lutur që ta hap partinë e kalashianëve të Kosovës. Urime suksese”, ka thënë Salihaj.

Kukunews merr vesh se nënkryetare e kësaj partie do të jetë Donjeta Kosumi që mbanë nofkën Kallashi në nderim të këtij fisi.

adeemi


Adem Salihaj braktisë LDK-në, hap Partinë Kalashiane të Kosovës

log in

reset password

Back to
log in