Aktivisti shikon lojën e Kosovës dhe jo të Shqipërisë: Përjashtohet nga VV-ja


Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje është përjashtuar nga aktivizmi në këtë lëvizje pasi një aktivist tjetër i Sekretariatit për Kombëtaren e ka zënë duke e shikuar lojën e Kosovës me Ishujt Faraoe dhe jo atë mes kombëtares së Shqipërisë dhe Ukrainës.

“Aktivisti në fjalë ka kryer veprën: tradhti ndaj kombëtares në futboll, duke mos e shikuar atë teksa luan por ekipin e Kosovës. Kjo është e patolerueshme dhe ai përjashtohet automatikisht”, thuhet në një komunikatë të VV-së.

Kosova

Sipas kësaj komunikate, aktivisti është zënë me pelë për dore, pasi në një kafene në Prishtinë bashkë me disa shokët e tij kanë përcjellë ndeshjen.

Aktivisti i cili ka kërkuar falje publike, tha se faji nuk është i tij.

“Unë me zemër jam me Shqipërinë. Edhe kam shkuar në kafiqin ku kanë thënë se do ta lëshojnë ndeshjen e kombëtares kuqezi por aty rastësisht për disa momente e kanë ndërruar kanalin dhe e kanë qit në lojën e Kosovës. E bash në atë moment ka kaluar sekretariati dhe më ka zënë. Edhe pse nuk është faji im e pranoj fajin dhe e pranoj ndëshkimin”, ka thënë aktivisti Kombëtar Çlirimaj.

shqipera

Ndërsa në VV thonë se anëtarësimin e mundshëm të aktivistit në VV mund ta rishikojnë pasi i njëjti të dëshmojë se është me shpirt e me zemër kuqezi.


Aktivisti shikon lojën e Kosovës dhe jo të Shqipërisë: Përjashtohet nga VV-ja

log in

reset password

Back to
log in