fbpx

Albin Kurti kërkon që në 100 ditët e ardhshme të mos debatohet për të: Mos mboni as tag


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fituesi absollut i Zgjedhjeve të Parakoshme të mbajtura me 14 shkurt, dhe kryeministër në ardhje, ka festuar deri në orët e vona, 17 shkurtin, Festën e Pavarësisë. 

Reporteri jonë për rubrikën “Jetë nate në kohë pandemie – ilegal party” ka identifikuar mëngjesin e 18 shkurtit Albin Kurtin, teksa ka festuar me aktivistët e VV-së + Vjosa Osmani e Faton Peci. Në orën 4 të mëngjesit, Kurti ka kërkuar që të ndalet muzika dhe ka mbajtur një fjalim. 

“Ora e ka kalu 4-shin. Ka njerëz që qohen mas 1 ore me u bo gati me shku në punë. Ne kemi obligim ndaj tyre. Nashta shumë prej tyne nuk kanë kontratë. Nashta as kamareri këtu në këtë lokal ska kontratë. E ai ka me nejt edhe ma gat. Kështu që, ndeja u mbyllë, nesër na pret punë e madhe, edhe grupi fitues i lojes “Eks fore” eshte grupi i Glaukut. Ikim tek shpija”,citohet të ju ketë thënë Kurti aktivistëve pjesmarrës në ndejën 13 vjet shtet. 

Në orën 4:50 të mëngjesit, Kurti ka thirrure një konferencë për media. Kjo ka shënuar edhe një mundësi të artë për gazetarët dhe analisto-aktivistat, që kanë qenë qutë në atë kohë, pasi kanë qenë edhe gazetarët fatlum që kanë marrë pjesë në konferencën për media, në të cilën Kurti ka pasur një kërkesë. 

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, duke dale nga kafiqi, ku po festonin Festen e Pavaresise

“Të nderuar gazetarë që keni qëndruar zgjuar deri në këtë kohë, ju përgëzojë për mundësinë që ju është dhënë që të më përcillni live, dhe përtej kësaj, të jeni edhe messengerët e një kërkese që kam ndaj të gjitha mediave por edhe pjesmarrësve në debatin publik, rrjete sociale etj”, ka nisur fjalimin e tij z.Kurti. 

“Pasi kam selektuar të gjitha kritikat kruciale që janë thënë gjatë këtyre muajve për mua, me një përzgjedhje të kujdesshme nga ana ime, ju njoftoj se të gjitha mediat në Kosovë, kanë kryer me sukses misionin e tyre, që për 7 muaj të flitet 80% për mua në të gjitha televizionet, portalet, facebook, tëitter, youtube,tik-tok etj. Ju falendëroj pa masë për besnikërinë e treguar. Tash po hyjmë në një fazë të re, ku nga ju kërkohet që të më lini të qetë të punoj, dhe të përmirësojë të gjitha ato që më keni kritikuar. Për të arritur këtë, kam ardhur në përfundim se me nevojiten 100 ditë, dhe gjatë këtyre 100 ditëve, sipas psikologut tim, truri im kërkon qetësi maksimale dhe jo shpërqendrim. Kjo për shkak se unë kam një pajisje të instaluar në tru, që më dërgon alert, notification, sa herë përmendet emri im në të gjitha platformat multimiediale. Heqja e këtij chipi kushton shumë dhe unë dua ta kursej buxhetin e Kosovës, andaj zgjidhja më e lirë dhe më kontribuese ndaj gjendjes së tanishme është nëse vendosim që në 100 ditët e ardhshme, të mos më përmendet emri në asnjë debat, asnjë shkrim, asnjë status, asnjë tag, asgjë”, ka përfunduar Kurti. 

Më pas ai ua ka dhënë të shkruar të gjithë gazetarëve këtë kërkesë duke thënë se hynë në fuqi nga data 19 shkurt 2021. 

Manuali per Televizionet, Portalet, Facebook

Shënim i redaksisë: Ne si Kukunews normalisht që do ta respektojmë këtë kërkesë. Ky është shkrimi i fundit ku përmendet Albin Kurti. 


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg

0 Comments

Your email address will not be published.