fbpx

Arusha ende në arrati – dyshohet se shkoi te Urani me bujt (FOTO)


Arusha e cila është arratisur sot nga Policia e Kosovës e cila po e kërkon atë, është ende larg duarve të shtetit, dhe kërkimet për të ende po vazhdojnë. 

Parku i Gërmisë është i mbyllur qysh prej mesditës dhe gati gjysma e Prishtinës është e bllokuar, si pasojë e një kërkimi të madh që e kanë ndërmarrë Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Intelegjencës. 

Por teksa nata po bie dhe terri do ta mbulojë Prishtinën duke e bërë kështu kërkimin e saj një sfidë të madhe, Policia dyshon se arusha është duke u strehuar dikun.

Në anën tjetër burimet tona bëjnë të ditur se arusha mund të jetë duke u strehuar sonte tek kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili. 

“Sonte arusha do të bujë te Urani, e tani nesër e merr rrugën e arratisë”, ka thënë burimi.

Nuk dihet nëse Policia e Kosovës do të bastisë banesën e Uran Ismailit.


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg