Autobusët e Vetëvendosjes aderojnë në AAK dhe NISMA


Autobusët e qyteteve të ndryshme në Kosovë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje që për vite të tëra kanë shërbyer për bartjen e portestuesve dhe të tjera shërbime, zyrtarisht nga 14 maji kanë kaluar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NIMSA.

Autobusët kanë vendosur që këtë kalim ta bëjnë me një akt që më së shumti i dhemb ish-partisë.

Në ditën kur e kanë pasur pushim nga VV dhe kanë marrë urdhër që të mos e bëjnë asnjë udhëtim në asnjë drejtim që të qon në Prishtinë, autobusët kanë vendosur që ta bëjën të kundërtën.

“Në autobusat e Vetëvendosjes nga sot jemi në AAK dhe NISMA. Ne e duam konceptin e VV-së por mbi të gjitha për ne është puna. Anadaj jemi më partinë që organizon protesta sepse VV ka hequr dorë prej tyre”, ka thënë Shofër Autobusi, kryetar i autobusëve të ish-V etëvendosjes.

Autobusat thonë se me më qejf do të rrini në mbështetje të liderit shpirtëror Albin Kurti por mbi të gjitha është biznesi.

“Na me qeto protesta, eskursione edhe naj manifestim e nxjerrim jetesën. Tash pse dikujt  nuk I konveojnë protestat nuk do me than që na me met pa punë. Me rëndësi kauza nuk ka ndryshuar, Jemi kundër Zajdenicës kundër Demarkacionit poshtë Qeveria fashiste”, Atuobusi.

VV në anën tjetër tha se autobusët kanë qenë moti të përjashtuar nga partia pasi në dy protestat e fundit nuk kanë arritur të sjellin shumë protestues.


Autobusët e Vetëvendosjes aderojnë në AAK dhe NISMA

log in

reset password

Back to
log in