Bankat: Arsimtarëve u duhet 200 euro rritje page, nëse duan ta dyfishojnë kredinë


Bankat e Kosovës, ato kryesore që na ofrojnë kredi të larmishme duke na ngulur në forma të ndryshme, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, në lidhje me grevën e arsimtarëve të Kosovës.

Arsimtarët e Kosovës kanë hyrë në grevë që nga 8 janari kur është dashur të fillojë viti i ri shkollor, si mjet për të kërkuar rritje page, në mënyrë që të mund të marrin më shumë kredi, në bankat humaniste të Kosovës.

Kësisoj, bankat kosovare kanë vendosur që të dalin me përllogaritje që mund ti shërbej Qeverisë, për të ditur sesa duhet tua rris rrogat.

“Arsimtarëve në shkollat fillore duhet tua rrisin rrogat deri në 200 euro më shumë nëse dëshirojnë dyfishim të shumës së kredisë, apo shumës që mund ta përdorin për  blerjet në debit kartelë, me këste”, thuhët në komunikatën e bankave të Kosovës.


Bankat: Arsimtarëve u duhet 200 euro rritje page, nëse duan ta dyfishojnë kredinë

log in

reset password

Back to
log in