Bashkësia Islame në Skenderaj i ndanë çmimin “Subhan Allah” Fjolla Morinës


Suksesi tmerrues i koncerit të sopranos Fjolla Morina në Skenderaj, natën e së mërkurës, ka bërë që menjëherë të angazhohet dhe të reagojë edhe Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Skenderaj. 

Sipas një njoftimi të lëshuar gjatë ditës së sotme, Bashkësia Islame në Skenderaj ka lajmëruar se pas performancës së mbrëmshme të sopranos me famë botërore, Fjolla Morina në këtë qytet legjendar, ka vendosur që t’ia ndajë çmimin “Subhan Allah”. 

Çmimi i tillë ndahet për çdo vit, artistëve të njohur që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në sferat e tyre përkatëse e që lidhen me rininë e Skenderajt. 

Juria e përbërë nga imam të ndryshëm në Skënderaj, kanë vendosur unanimisht që çmimi për arritje xhenetore t’i shkojë Fjolla Morines

“Për arritje të jashtezakonshme në karrierë dhe performancë, aq e jashtëzakonshme sa me të vërtetë të bënë të thuash SUBHAN ALLAH, Bashkësia Islame në Skenderaj i ndanë këtë çmim motrës myslimane Fjolla Morina”, thuhet në arsyetimin e BIK-ut. 

Koncerti i sopranos Fjolla Morina në Skënderaj ngjalli shumë reagime. Kryetari i komunës, Bekim Jashari e quajti koncertin e saj si “Nata e vërtetë e Zjarreve”. 

Por ky koncert vuri në pah ende disa mbetje anti-shqiptare të cilët e kritikuan koncertin operistik të Fjolla Morinës, duke kërkuar që koncertet e tilla të mbahen me muzikë më të lehtë. Por vet Morina iu kundërpërgjigj atyre me këtë shkrim.

https://kukunews.net/fjolla-morina-ia-mbylle-gojen-te-gjitheve-publikon-foto-me-adem-jasharin-thacin-dhe-veselin/


Bashkësia Islame në Skenderaj i ndanë çmimin “Subhan Allah” Fjolla Morinës

log in

reset password

Back to
log in