Bie çmimi i specave në Gjermani – të gjithë në pritje të somborkave nga Kosova


Një raport i fundit i publikuar nga Qendra për Studime Gjermane me bazë në Hamburg ka vënë në pah sesi në Gjermani ka një javë që nuk është shitur asnjë spec. Krejt kjo nuk ka të bëjë me ndonjë krizë të industrisë së specave në Gjermani, porse tashmë e disa vite, në Gjermani është krijuar një rutinë që ne mesin e muajit gusht, mbi 90 për qind e gjermanëve janë në pritje të sumborkave nga Kosova. 

Këto sumborka që janë vetëm në Kosovë, i dërgojnë në Gjermani, dhe më pas i shpërndajnë me kojshitë e tyre, familje të tëra gjermane që ju shkon lëngu gojës, duke pritur që të kërkojnë sumborkat kosovare. 

Sivjet madje çmimi i specave të zakonshëm në Gjermani ka rënë nga 5 euro kilogrami në 2.5 euro, gjë që llogaritet të jetë çmimi më i lirë në historinë e tregjeve të gjelbra gjermane. 

Në anën tjetër, çmimi i sumborkave është rritur në Gjermani në mënyrë drastike, dhe mund të blihen vetëm përmes porosive.


Bie çmimi i specave në Gjermani – të gjithë në pritje të somborkave nga Kosova

log in

reset password

Back to
log in