fbpx

Kukunews

The first satirical online media in the Albanian language

CECA i bashkohet protestuesve në Jarinje – tenton t’i joshë policët kosovar

2 min read

Këngëtarja serbe Svetlana Raznatovic e njohur si CECA që ka qenë edhe seks simbol për shumë burra shqiptar gjatë viteve 80 e 90, ka udhëtuar drejt Jarinjes ku i është bashkuar protestuesve serb të organizuar kundër masave të reciprocitetit të Kosovës ndaj veturave me targa të Serbisë. Ardhja e saj është pjesë e planit serb, me qëllim dekoncetrimin e policëve kosovar

Kukunews

Shteti serb duket se po provon mënyra nga më të ndryshme që të thyej sado pak unitetin e jashtëzakonshëm të forcave policore të Njësisë Speciale të Policisë së REPUBLIKëS së Kosovës, që janë të vendosura në Jarinje, tek kufiri mes Kosovës dhe Serbisë. 

Pasi e provoi me xhandarmërinë serbe të cilët para disa ditës u vendosën në nnjë kodër të fshatit dhe lëshimin e helikopterve në fushën ajrore të Jarinjes, dhe meqense të këto të dyja dështuan për ti trembur djemt tanë, kanë ardhur me një ide të re. 

Presidenca Serbe nën urdhërin e Aleksandar Vuçiq ka dërguar këngëtaren e njohur Ceca e cila njihet edhe si gruaja e famkeqit Arkan, tek protestuesit e mbledhur në Jarinje. Përpos që solli gëzim dhe hare tek protestuesit e pijavt serb, ardhja e saj ka edhe një qëllim tjetër: provokimin apo joshjen e policëve kosovar, sidomos ata të gjeneratës së viteve 80 që në Kosovë kanë qenë shumica fansa të flaktë të saj. 

Ardhja e saj në Jarinje sipas mediave serbe pritet që të dekoncentrojë policët kosovar, të cilëve ajo do tju drejtohet me disa këngë LIVE. Me të dëgjuar për këtë lajm, ka reaguar ministri Xhelal Sfeçla i cili u ka bërë thirrje policëve kosovar që të mos bien pre e joshjes nga CECA. 

“Djema mos harroni se Cicat shkojnë e vijnë- atdheu mbetet”, citohet të ketë thënë Sfeçla në një lidhje me Viber me Policët.

Comments

comments

1 thought on “CECA i bashkohet protestuesve në Jarinje – tenton t’i joshë policët kosovar

  1. Pingback: travel tips

Comments are closed.