Çifti që po puthej në shesh mbesin të ngjitur mes njëri-tjetrit


Një çift i cili zakonisht kalon kohë nëpër sheshet e Prishtinës duke u kapur dorë për dore dhe duke i shikuar yjet dhe herë pas herë duke i lëshuar njëri-tjetrit fjalë ledhatuese, nuk e ka pasur këtë fat, të enjtën mbrëma.

Si zakonisht, por të veshur më trash sepse normal shumë ftoftë sonte, me shalla ngjyra të ndryshme dhe kishin dalur për të blerë disa kokica dhe të ulen tek ndonjë karrike përpara Ministrisë së Kulturës.

Dhe kishte ndodhur momenti romantik: Ata u puthën. Por puthja që zgjati pak më shumë se zakonisht për shkak të nevojës dhe dashurisë, i kushtoi me një problem të madh.

I ftohti i madh, minusi tmerrues, e bëri të vetën. Buzët e tyre të njoma u kapën mes tyre. Fillimisht çifti mendonte se ishte ngjitja e dashurisë dhe epshit, por kur tentuan që të hiqen nga buzët e njëri-tjetrit, ata e kuptuan se nuk ishte epshi, por akulli.

Ata fillimisht qëndruan të kapur ashtu duke u qeshur paksa, por më vonë u bë shumë. Vendosën ta thirrin Ambulancën por e kuptuan se nuk mund të flasin. Më pas kishin lutur një qytetar rasti, që e ka thirrur Ambulancën dhe ajo tashmë ka marrë çiftin.

Lajm në zhvillim…


Çifti që po puthej në shesh mbesin të ngjitur mes njëri-tjetrit

log in

reset password

Back to
log in