Dajat dhe tezet e Ilir Dedës kanë qëndrim neutral ndaj zgjedhjes së presidentit të Kosovës


Në një letër publike dërguar mediave, dajat dhe tezet e Ilir Dedës kanë thënë se qëndrojnë neutral ndaj zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës.

Reagimi i tyre ka ardhur vetëm një ditë pas deklaratave të Gani Kocit të PDK-së se dajat dhe tezet e Ilir Dedës nuk e përkrahin Hashim Thaçin për president.

“Ne dajat dhe tezet e Ilir Dedës deklarohemi publikisht se nuk kemi kurrfarë qëndrimi në lidhje me zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Iliri e din se ne jemi neutral edhe ndaj statusit të Kosovës, pra ende nuk e kemi njohur Kosovën shtet. Si rrjedhojë, ne nuk mund të përzihemi as në çështje tjera të Kosovës” kanë thënë më tej në letrën e tyre dajat dhe tezet e Ilir Dedës.

Ata kanë thënë se në çështjet e Kosovës mund të përzihen vetëm atëherë kur Ilir Deda vendos të kandidojë vetë për president.

“Kur ka qenë i vogël Iliri gjithmonë thoshte se do të bëhet deputet. Tani qe u rrit duket se p’i kruhet me u bë kryetar shteti. Ne e kuptojmë Ilirin dhe ai do ta ketë përkrahjen tonë. Mbase deri atëherë do ta njohim edhe pavarësinë e Kosovës”   thuhet në letrën e dajave dhe tezeve të Ilir Dedës.


Dajat dhe tezet e Ilir Dedës kanë qëndrim neutral ndaj zgjedhjes së presidentit të Kosovës

log in

reset password

Back to
log in