DEA Amerikane: Në Kosovë konsumohen mbi 2 tonë budallaki në ditë
1 min read
Kosova është vend destinacion edhe për një drogje tjetër, përpos kokainës e cila është sekuestruar para disa ditësh. Këtë lajm e ka bërë të ditur DEA Amerikane në një konferencë për media, duke thënë se droga më e rrezikshme sesa koko, është budallakia e cila konsumohet me të madhe në Kosovë. Sipas këtyre të dhënave nga intelegjenca amerikane, në Kosovë mesatarisht transportohet mbi 2 tonë budallaki çdo ditë, dhe se kjo drogë shitet tepër lirë në tregjet e zeza.
“Për mos me thon falë krejt, këtë drogë e përdorin shumica e banorëve në Kosovë. Kjo drogje përdorohet përmes disa formave. Shumica e budallakisë përdorohet përmes syve dhe veshve të cilët bëhen të varur me budallaki, dhe sa më shumë që sheh ose dëgjon budallaki rritet doza dhe krijon varësi”, thuhet në komunikatën e DEA-s Amerikane.
Sipas kësaj komunikate, pasojat e kësaj drogje mund t;i shihni gjithkah në Kosovë.
“Më së shumti budallaki transportohet, shitet dhe konsumohet në rrjete sociale por edhe në hapësirat jashtë internetit. Me një fjalë, birat e gardhit edhe budallakia e shqiptarit nuk mshelen kurrë”, thuhet në komuniaktën e DEA-s amerikane që është përshtatur me thënien e urtë shqiptare “Fjalët e hallkut dhe birat e gardhit s;mbyllen kurrë”. RESPEKT.
74 thoughts on “DEA Amerikane: Në Kosovë konsumohen mbi 2 tonë budallaki në ditë”
Comments are closed.