fbpx

Deputeti i VV-së deklaron si pasuri një fletore me shënime nga Kurti në vlerë prej 100 mijë eurove


Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje i cili është kandidati më serioz për të zëvëndësuar Albin Kurtin në krye të partisë, nëse Allahu najherë vendos me na dënu si shqiptarë, duke e marrë në xhenet këtë melaqe, ka publikuar formularin e pasurisë. 

Përpos jetës modeste si çdo anëtari të VV-së, deputeti Gazmend Gjyshinca ka deklaruar si pasurinë kryesore një fletore me disa shënime të cilat i kishte shkruar dora e mendjes gjeniale Albin Kurti, gjatë ceremonise se anetaresimit te Gazmendit ne Levizje Vetevendosje. Pas fotografise, Kurti i kishte thene Gazit, “merre qet fletore, te gjindet”.

“Fletorja me shënime nga Albin Kurti” shkruhet tek deklarimi i pasurisë teksa tek shuma e vlerës së fletores shkruhet 100 mijë euro. 

Në formularin e pasurinë, Albini Junior, nuk ka treguar më shumë detaje se cka përmbanë ajo fletore, ose cfarë shënimesh madhështore ka në të. 

“Të them të drejtën as unë si kam lexuar. Desi frikësohem se mos ka diçka tepër të thellë që është e zakonshme për Albinin, e që mendja ime modeste, nuk do ta kuptonte. Këtë smund t’ia fali vetës”, ka thënë Gazi. 

Ne kemi dërguar pyetje për ta pyetur nëse mund ta lexojmë apo jo. Ishalla more Allah.


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg