Deri sa të kthehet Ramushi – Pal Lekaj kandidat i AAK-së për kryeministër


Puna e tij nuk do koment. Një nga politkanët më të kalitur në skenën politike të Kosovës. është ai, Pal Lekaj, njeriu që nuk rrëzohet asnjëherë dhe njeriu më i besueshëm në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Përderisa kjo parti, e ka liderin e tij, në Gjykatën Speciale, kryesia e kësaj partie ka mbajtur sot një mbledhje emergjente meqense edhe zgjedhjet qendrore po afrohen.

Duke qenë se kryetari i AAK-së dhe kandidati i vetëm për kryeministër, Ramush Haradinaj nuk e ka të qartë nëse do të kthehet apo do ta nalin në Hagë, AAK-ja ka marrë vendimin më të mirë në historinë e saj si parti; ka dalë me një kandidat tjetër për kryeministër. 

“AAK-ja pas një mbledhje të gjatë që ka mbajtur gjatë tërë mëngjesit të sotëm, ka vendosur që të nominojë Pal Lekajn, si kandidat tonin për kryeministër.  Normalisht deri sa të kthehet kryetari jonë, kandidati dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj”, ka thënë Avni Arifi, zëdhënës i AAK-së deri sa të kthehet Halil Matoshi nga pushimet verore. 

Sipas AAK-së, nominimi i Pal Lekajt, për kryeministër nuk është as më pak e as më shumë, sesa një vlerësim i meritave dhe angazhimit të tij për shtetin demokratik, për Kosovën e zhvilluar. 


Deri sa të kthehet Ramushi – Pal Lekaj kandidat i AAK-së për kryeministër

log in

reset password

Back to
log in