Dështon intervista e Molliqajt në Kukunews pasi grushton pasqyrën tek dhoma e grimit


Kukunews sonte kishte planifikuar të niste një seri intervistash me kandidatët për deputët nga parti të ndryshme dhe intervista e parë ishte enduar të jetë me Dardan Molliqajn.

Ai fillimisht kishte ardhur shumë i qetë madje në disponim të madh dhe ka bërë llaf me sigurimin e objektit, më pas me recepsionistin, më pas ka hyrë në byfe ku ka marrë një kafe që nuk e ka paguar po nasht, dhe më pas është thirrur për të shkuar tek dhoma e grimit.

Pas pak në Kukunews, nën masa të mëdha sigurie, LIVE – intervista me Dardan Molliqaj.

Gepostet von Kukunews am Montag, 30. September 2019

Në dhomën e grimit, Molliqaj ishtë planifikuar të qiste pak sherk pasi kështu e lyp televizioni, por më pas ai kishte filluar të fliste me pasqyrën.

“Pasqyrë mos pasqyrë, a jam më i bukur unë apo Shpend Ahmeti?, kishte pyetur vetën Molliqaj.

Sipas grimeres së Kukunews, situata ka eskaluar kur pasqyrja i është përgjigjur se më i bukri është Ramush Haradinaj. Me këtë rast, Molliqaj kishte bërë një veprim që e anuloi krejt intervistën.

“Ooo sen sdi, qysh ke mas miri, veç kur u qu bam bim bam bum I mshojke pasqyrës bre si me ja vra nanën a spo qa me thonë”, rrëfen grimerja.

Molliqaj e ka gjakosur dorën dhe nuk ka mundur të hy në studio ndërsa rasti është proceduar në Polici, ku Molliqaj dhe pasqyrja po japin deklaratat e tyre. Ne si Kukunews e dënojmë ashpër këtë sulm të Molliqajt ndaj pasqyrës sonë e cila pa asnjë faj ka hongër dajak dhe është thyer. Gjithashtu ne do ta padisimin Molliqajn për shkak se me këtë veprim e ka shtyrë martesën e grimeres sonë për 7 vjet.


Dështon intervista e Molliqajt në Kukunews pasi grushton pasqyrën tek dhoma e grimit

log in

reset password

Back to
log in