Mendimi zbulon një detaj: Qesi i nxehti ka qenë kur ka lind Rugova
1 min read
Djali i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, Mendim Rugova ka zbuluar një detaj tejet interesant për presidentin. Shkrimtari, intelektuali, publicisti, pijani dhe politikani Ibrahim Rugova ka mbetur në histori, ditën kur është varrosur në dimrin e vitin 2006.
Kësisoj edhe e kemi fjalinë “Qesi i ftohti veç kur ka dek Rugova” e cila përdoret jashtë mase nga të gjithë shqipfolësit dhe Rugovistët. Por tashmë Rugova do të lidhet edhe me të kundërten e ftohtit. Djali i tij, Mendimi i cili është edhe meteorolog i njohur, ka zbuluar detajin se edhe kur ka pas lind Ibrahim Rugova, baba i tij, ka qenë tepër nxeht.
“Po sna ka pas ra moti me pas qesi nxehti edhe se përdorshim qet thanien, se e kena pas për shumë kohë se gjyshja në shpi thojke sa her merrke nxeht: jaaa qesi i nxehti vec kur ka lind Rugova. Besohet se ka qenë afër 40 gradë celsius me 2 korrik 1944 dhe tashmë kur jemi afër 2 korrikut, është kjo temperaturë”.
Mendim Ibrahim Rugova

Sipas Mendimit, egziston një linjë e të menduarit që lidh motin në ditën e lindjes me motin në ditën e vdekjes, dhe kur ta mendosh më thellë e sheh se nganjëherë mendimet tona janë të lidhura me procese që askush si kishte menduar.
111 thoughts on “Mendimi zbulon një detaj: Qesi i nxehti ka qenë kur ka lind Rugova”
Comments are closed.