fbpx

Dolën të shëtisin në Ferizaj – 3 afgan humbasin në qytet: “Menduam se arritëm në Amerikë”


“Unë kam parë plot video të qyteteve amerikane, dhe Ferizaj dukej krejt sikur ato. Neve nuk na kanë thënë se Ferizaj është qytet me standarte amerikane, prandaj edhe hina në paranoja”

Ka disa ditë që kur i kanë ikur vdekjes dhe kanë zbarkuar në Kosovë, përkatësisht në një kamp afër Kampit të ushtrisë amerikane në Bondsteel në Ferizaj. Kësisoj, tre të rinj nga ky kamp, kanë qenë të parët që janë zgjedhur nga amerikanët që të dalin për të shëtitur në qytetin metropolitan Ferizaj. 

Një eksperiment me qëllim përgaditjen për jetën në qytetet e mëdha amerikane, ka nisur të zhvillohet me refugjatët në Kosovë. Ata që mund të ecin nëpër Ferizaj pa humbur, fitojnë pikë shtesë për viza.

“Kjo është një metodë që Amerika po e përdorë për të ambientuar afganët me realitetin e ri, sapo të pajisen me viza për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë zyrtarja për media e kampit. 

Zyrtarja për komunikim në kampin afgan

Tre të rinjët e parë, kishin dalë për të ecur këmbë dhe me vete kanë pasur një hartë, por që me të hyrë në zonat e thella dhe të komplikuara të infrastrukturës rrugore me ura dhe tunele të gjata që të lidhin me 4 anët e qytetit, ata e kishin humbur fijen. 

“Neve na u tha se Ferizaj është një metropol modest. Por ishte e kundërta. Në fillim dukej se e dinim nga po shkonim, por me të marrë trenin nëntokësor dhe me të zbritur tek tuneli kryesor që po i thojshin, hinem tek një tunel që të qitke mbi rrugë, por në fakt na qiti në një lagje që kishte vetëm ushqime kineze”, thotë një nga afganët që kishte humbur. 

Nje nga afganet e humbur ne Ferizaj

Shoku i tij, thotë se ishte i bindur që ata ishin në fakt në ndonjë qytet amerikan, dhe se kishte filluar të besojë që që SHBA-ja nuk u ka treguar të vërtetën, duke i gënjyer se janë në Kosovë. 

“Unë kam parë plot video të qyteteve amerikane, dhe Ferizaj dukej krejt sikur ato. Neve nuk na kanë thënë se Ferizaj është qytet me standarte amerikane, prandaj edhe hina në paranoja”, rrëfen ai. 

Djali tjeter afgan qe humbi gjate shetitjes ne Ferizaj

Treshja u gjet nga Policia e Kosovës në dalje të Ferizajit, pas një kontrolle rutinore. 


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg