fbpx

Dorëzat e Sanders janë në fakt qorapa t’leshta të marume nga një gjyshe shqiptare


Lidhjet shqiptaro-amerikane edhe nëse vendos të mos merresh aspak me to, ato dalin në shesh. Pas presidentit Biden, që publikisht falendëroj Albin Kurtin për fitoren e tij në Amerikë, lidhjes familjare mes Kamala Harris dhe Harry Bajraktarit, edhe një fakt tjetër shqiptar del në pah, nga ceremonia e inagurimit të Joe Biden si President i SHBA-së. 

Bëhet fjalë për Bernie Sanders, njeriu që për paaak, qe sdi sa herë, nuk po mundet me u bo president amërikan. Fotografia e tij u bë e famshme, pasi shihet duke qendruar kemben mbi kembe dhe me duar ta palosura e në duar ka të veshta, në Amerikë, po thojnë dorëza. 

Ekipi jonë ka hulumtuar mbi ngjarjen, menjeherë me ti parë ato “dorëza”. Fillimisht ne kemi ardhur në përfundim se ato nuk janë dorëza, por janë qorape të leshta. Duke u nisur nga fakti që vetëm nënat/ gjyshet shqiptare dijnë me maru qorape të leshta, atëherë ne dyshuam se mos vallë ishin qorapat e Sanders të marume nga duart e arta të ndonjë gjyshe shqiptare që ruan traditën. Apo ndoshta i ka maru ndonjë zonjë në Kosovë dhe dikush ia ka quar në Amerikë? Por nëse është kështu, kush është personi? 

Shumë pyetje u ngritën por më pas erdhi përgjigja. Një grua në Missisipi na u lajmërua duke thënë se ka informata. 

“Jam Xhenina Delhi shqiptaro-amerikane në Missipi dhe dëgjova që jeni duke u marrë me qorapet e Berni Sanders dhe du me ju kallxu që ato i ka maru gjyshja jeme Xhemile Deliu, e cila ka migruar në Amerikë para 80  viteve. Tash i ka 99 vjec:”, na kishte shkruar Xhenina. 

Xhenina na ka premtuar një intervistë me Xhemilen, dhe ka sqaruar se mbiemri Delhi është një përmirësim i mbiemrin Deliu, por pse është ndryshuar, mbetet të na sqaroj më vonë. 

Ja si marohen qorapat e Bernie Sanders:


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg

0 Comments

Your email address will not be published.