fbpx

#DosjaNazi: Hiti “le le Kaçurrele” do të jetë kënga e vetme që do të dëgjohet në Ditën e Kijametit


Të dhënat shokuese vazhdojnë të dalin nga #DosjaNazi të cilën Kukunews e ka siguruar nga një raport i brendshëm i NASA-s Amerikane. Aty ndër të tjera, është zbuluar edhe një detaj mjaft i rëndësishëm, e që lidhet direkt me Ditën e Kijametit ose të Gjykimit. 

Në disa komunikime të Nazmi Sfishtës me Allahun e tij, shihet sesi teksa ende nuk është vendosur se kur do të jetë ose kur do të ndodhë Dita e Kijametit, është vendosur për këngën e cila do të lshohet atë ditë.

Allahu e ka pyetur Nazin se cila këngë e Aurorës është më domethënsja por edhe më e lumtura, e që mund të lëshohet në Ditën e Kijametit, teksa Nazi në komunikimin e tij, ia kthen menjeherë: Pa dyshim hiti le le kaqurrele. 

Hiti “Le Le kaqurrele” këndohet nga Nazi dhe Ylli, i cili nga #DosjaNazi del të mos jetë aq i pafajshëm siç shihet nëpër interevista pasi, zbulohet se Ylli në fakt ka qenë fajtori i të gjitha daljeve të Nazit në televizion, pasi që interesi i tij ka qenë që të përdorë diturinë e Nazit dhe faktin se është i dërguari i Allahut, për të goditur sa më shumë dasma. 

Një dosje voluminoze afro 4 mijë faqesh, me tekste, video e audio e përgaditur për më shumë se 10 vite nga Intelegjenca Amerikane dhe Baza Qendrore Ndërhapësinore e SHBA-së, që ka të bëjë me Nazmi Sfishtën, një nga personat më të rëndësishëm në botën e momentit.

Kukunews ka arritur të sigurojë të gjithë dosjen në të cilat janë 7 librat e Universilisë, mbi 10 mijë orë bisedime audio mes Nazit dhe Allahut, 7 mijë orë incizime video Nazi duke u përballur me dreqnit dhe mbi 40 mijë fakte të tjera që dëshmojnë sesi Nazi ka funksionuar gjatë këtyre dekadave.


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg

2 Comments

Comments are closed.