Dosti ja falë 600 euro dostit, pasi e porosit muziken me knu “Kuq e Zi” për të 100-en herë brenda natës


Një i ri nga Prishtina ia ka pa hairin 28 nëntorit. Pasi me menzi kishte dalë me festu, për shkak se ia kishte nja 600 euro dostit të tij, që ia kishte marrë për Bajram, me shpresën që ia kthen ka nëntori, ai kishte vendosur që bile edhe të sëmurej.

Por shoqëria e ka bindur se dosti nuk do tia përmend atij borxhin, meqënse sonte është një festë kur të gjithë duhen, sidomos ata që kanë gjak shqiptari.

Por atij nuk i kishte shkuar asnjëherë ndërmend se sonte pikërisht sonte, dosti do t’ia falte borxhin. Kjo as që ishte ëndërruar.

Por çfarë e kishte bërë atë që tia falte 600 euro? Duke qenë paksa të pijavt, pasi që kanë dalë qysh në orën 5 masdite, dosti që ia kishte borxhin, kishte shkuar te muzika dhe e kishte porositur këngën “Kuq e Zi”, me porosinë që ta përshendeste shumë dostin e tij.

E ky dosti, me të dëgjuar këngën ishte ndezur sërish, për të 100-en herë sa edhe ishte kënduar ajo këngë.

“Ooooo dosti jem, hallall të qofshin ato 600 euro, se ma ke ndreq natën me qet kangë”, kishte thënë ai. Dhe kësisoj të gjithë filluan të këndojnë: unë jam kuq e zi, kuq e zi, o hej o hej.


Dosti ja falë 600 euro dostit, pasi e porosit muziken me knu “Kuq e Zi” për të 100-en herë brenda natës

log in

reset password

Back to
log in