fbpx

Driton Selmanaj viziton varrin e Ibrahim Rugovës, pas emisionit të natës së kaluar


Kandidati për deputet dhe zëvëndës i parë ose i dytë në Qeverinë e Ardhshme të Kosovës, Driton Selmanaj, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Mozaik Zgjedhor me Tikin”, ku përballë ka pasur disa analistë me të cilët Driton Selmanaj me ato mundësi që i ka për të duruar nivel më të ulët intelektual sesa vetë, megjithatë nuk u durua pa shpërthyer, me karizmën e tij, duke bërë që ta qes prej takti Shkelzen Gashin, kurbanin e Albin Kurtit për patriotat. 

Selmanaj me një karakter tepër konciz dhe akademik, në fund të emisionit, i buzëqeshi z.Gashit në një formë ironike dhe kaq mjaftoi që Gashi si një entuziast të bie pre e fuqisë së shikimit të një politikanbërësi si Selmanaj. 

Kësisoj, Shkëlzen Gashi nuk la sen pa thonë për Ibrahim Rugovën, ku hini e ku dul, oo alla sdi qa thojke, por z.Selmanaj e la të fliste, pasi në mendje kishte një opsion. 

“Mbrëmë teksa Gashi fliste blasfemi kundër Rugovës, unë e mendoja vetëm këtë moment. I thoja vetës; nesër do të shkosh tek varri i presidentit për t’i thënë: fali se nuk dijnë”, tha Selmanaj për mediat, duke mos pranuar pyetje. 

“Ndihem i vogël të flas para varrit të këtij njeriu të madh, por edhe mjaft ngrica”, ka thënë Selmanaj, me një buzeqeshje duke shkaktuar ngrohtësi tek komuniteti i gazetarëve.

https://www.facebook.com/kukunewss/posts/235305811406599


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg

0 Comments

Your email address will not be published.