fbpx

E jashtëzakonshme: Qeveria vendos t’ua rrit ymrin mbi 30 mijë qytetarëve, shiko listën mos je aty


Teksa bota po përjarget duke na shikuar me xhelozi udhëheqësin tonë të dashur, Albin Kurtin, ai duket se ka vendosur t’i çmend të gjithë, duke marrë vendimin që vetëm ai mundet. Përpos Allahut normal. 

I dërguari nga Zoti për shqiptarët, Albin Kurti që tashmë është kryeministër i vendit ka marrë sot vendim që t’ua ndryshoj jetën mbi 30 mijë qytetarëve. Në një mbledhje të mbajtur me vetën, Kurti pa asnjë votë kundër, një abstenim, ka vendosur që t’ua rritë ymrin mbi 30 mijë qytetarëve të cilët janë përzgjedhur në mënyrë krejt të rastësishme. 

“Pa hile, pa të njofshëm, vetëm në bazë të tërheqjes së numrave të letërnjoftimeve, janë përzgjedhur 30 mijë qytetarë të cilëve u është rritur ymri për 2 vite. Kjo është një dhuratë nga unë, për njerëzit e këtij vendi. Shumë shpejt pritet që edhe qindra-mijëra të tjerë qytetarë të përfitojnë nga pakoja “Rimëkëmbja e Ymrit”, ka thënë Kurti. 

Shumë shpejt pritet që lista të bëhet publike në webfaqen e kryeministrit.


Like it? Share with your friends!

What's Your Reaction?

love love
0
love
lol lol
0
lol
omg omg
0
omg