Edhe dillerat bojktojnë speed-in nga Beogradi – pllugat në Maqedoni janë gati


Vazhda e bojkotimit të produkteve serbe ka vazhduar edhe në fusha të ndryshme. Pas vendosjes së taksës 100% për produkte nga Serbia një nga fushat që Serbia ka pasur monopol të importit ka qenë edhe droga e njohur si speed, e që përdoret jashtëzakonisht shumë në Kosovë.

Speed-i nga Beogradi është speed-i i vetëm që gjendet dhe blihet në Kosovë. Por Shoqata e dillerave të speed-it në Kosovë kanë marrë sot vendim që të bojkotohet speed-i që importohet nga Serbia.

“Përkundër cilësisë dhe burimit të pashtershëm, ne kemi vendosur që krejt dillerat ta bojkotojmë këtë speed dhe tashmë po shikojmë mundësinë e bashkëpunimit me pllugat nga Maqedonia”, thuhet në komunikatën për media.

Ky lajm megjithatë nuk ka gëzuar edhe aq shumë komunitetin e spidashave të Kosovës, të cilët kanë qenë të kënaqur me këtë lloj droge, megjithatë edhe ata kanë përshendetur vendimin e dillerave.

“Ky është një hap i vogël për dillerat por i madh për komunitetin. Dillerat do të gjejnë burime të tjera, por cila do të jetë cilësia e spidit tjetër, mbetet të shihet. Megjithatë përshendesim këtë vendim patriotik të dillerave”, ka thënë zëdhënësi i komunitetit të spidasheve të Kosovës.


Edhe dillerat bojktojnë speed-in nga Beogradi – pllugat në Maqedoni janë gati

log in

reset password

Back to
log in