Edhe filozofi slloven Zhizhek në mbrojtje të ministrit Vitia: Forcat e huaja po orkestrojnë sulmet ndaj tij
2 min read
Pas ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gervalla -Shvarc dhe zv.kryeministrit Besnik Bislmi-Smith, ka ardhur edhe reagimi i një prej figurave markante ndërkombëtare.
Filozofi i njohur slloven , Slavoj Zhizhek, ka vlerësuar se Qeveria e kryesuar nga Albin Kurti, e sidomos ministri i Shendetesise Arben Vitia, eshte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit.
Ai shtoi se Qeveria Kurti u bë therrë në mish për të gjitha forcat politike, të cilat sipas tij, janë në gendje të mbijetojnë vetëm në baltinën e pasioneve etnike e religjioze, ndërsa ministri Arben Vitia është një shembull që krejt bota duhet ta marrë si menaxhohet pandemia.
“Qeveria e Kosovës e kryesuar nga Albin Kurti e sidomos ministria e Shëndetësisë, ishte ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit. Më në fund, merr në dorë një gjeneratë e re, e cila nuk është e lidhur për pasionet etnike, e përkushtuar për moderninzimin e vendit në drejtimin e Iluminizmit emancipues. Por, janë dy fakte ato që e bëjnë shumë shqetësuese akuzat kundër Arben Vitisë”, ka thënë filozofi slloven Zhizhek.
Ai në një vështrim të tij, tha se akuzat ndaj Vitisë, janë të orkestruar edhe nga forcat e huaja.
“Justifikimi i shfrytëzuar për të akuzuar ministrin Vitia, ishte trajtimi i epidemisë së Korona virusit nga Vitia, dhe për më tepër është lehtë të dallohen forcat e huaja të cilat e orkestruan linjen e akuzave kundër tij, rrugicat e së cilës arrinin deri në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Bashkimi Evropian vetëm pasivisht i shikon akuzat e pabaza. Është detyra jonë e shenjtë të sqarojmë këtë për publikun e iluminuar në të gjithë botën, pasi historia e Kosovës kërcënon të shndërrohet ne historinë e të gjithë neve, andaj ministrit Vitia vetëm duhet t’ia heqim kapelen”, vlerësoi ai.
46 thoughts on “Edhe filozofi slloven Zhizhek në mbrojtje të ministrit Vitia: Forcat e huaja po orkestrojnë sulmet ndaj tij”
Comments are closed.