Ekskluzive: Endriti takon për herë të parë vëllain prej babe – fëmiun jashtëmartesor të presidentit


 

Kishte dëgjuar histori të ndryshme për të, por asnjëherë nuk e kishte takuar. Fakti që ai ishte një fëmijë jashtë martesor i babait të Endritit dhe babait të kombit, Hashim Thaçi, bashkëshortja e tij Lumnije Thaçi nuk kishte qejf që të dëgjohet teksa flitet për ish-të dashurën. 

Por 20 vite pas, Endrit Thaçi ka takuar vëllain e tij prej babe, që është Tomas Alguzimer, djali i Lura Algumizer, ish e dashura zvieriane e presidentit të Kosovës, Shkëlqësisë së Tij, Hashim Thaçi. 

Presidenti dhe zvicerianja ishin njohur gjatë viteve 90 në Lugano ku kishin pasur një romancë fantastike. Si fryt i kësaj romance, ishte Tomasi. Por obligimet ndaj shtetit dhe dashuria ndaj Lumnije Thaçit, kishte bërë që Thaçi të ndahej me Lurën, para se ajo të mbeste shtatëzënë. 

Zonja e Parë ishte treguar strikte në kërkesën e saj dhe presidenti e kishte marrë vendimin. Madje ishin dakorduar që të mos i tregonin djalit të tyre, Endritit, për vëllain e tij. Por ky sekret ishte mbajtur deri para disa vitesh, kur Thaçi gabimisht kur kishte i dehur, i kishte thënë Endritit lajmin e madh. 

Qysh atëherë Presidenti dhe Zonja e Parë ishin bombarduar me pyetje nga Endriti derisa para një jave, siç merr vesh Kukuneës, ishte vendosur që të takoheshin. Siç marrim vesh ne, Endriti dhe Tomasi janë takuar në një promovim të librit të babait të tyre dhe ku kanë bërë një foto çasti. Ajo që bie në sy, është ngjajshmëria e madhe mes tyre apo me babin e tyre. Jetë të gjatë të lumtur të dyve. 


Ekskluzive: Endriti takon për herë të parë vëllain prej babe – fëmiun jashtëmartesor të presidentit

log in

reset password

Back to
log in